Lajme Arkiva 2003
Pranvera Zhaka: Nisur nga fakti se kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama nuk u la të dëshmonte normalisht dhe të paraqiste të gjitha provat, faktet dhe shifrat e mirëqeverisjes së kryeqytetit para komisionit hetimor parlamentarë, nisur nga fakti se pjesëtarë të ekipit drejtues të bashkisë së Tiranës, objekt shpifjesh dhe shantazhi për 3 muaj rresht nga ana e opozitës brenda dhe jashtë komisionit hetimor parlamentarë, u privuam brutalisht nga e drejta e ballafaqimit, nga shkelësit e dinjitetit nga ky organ. Nisur nga fakti se në këto kushte banorë të kryeqytetit janë shumë të interesuar që lidhur me të gjitha akuzat e ngritura nga zotërinjtë e opozitës të dëgjojnë argumentet e qeverisjes së tyre vendore dhe të vetë njeriut që kanë zgjedhur në krye të këtij institucioni. Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ekipi i tij drejtues do të paraqiten nesër pasdite në orën 17:00 përpara një audience publike me përfaqësues të nderuar të botës akademike të universitetit të shoqërisë publike, të medias së shkruar dhe elektronike për një pasqyrë të hollësishme të veprimtarisë së institucionit tonë./tvklan.al