Bashkia e Tiranës refuzon te bashkëpunojë me Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive ne lidhje me hetimin qe ka nisur ky i fundit për parandalimin e konfliktit te interesave nga kryebashkiaku Edi Rama ne dhënien e lejeve te ndërtimit.
Pas denoncimit te bere nga zyra për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe pas ngritjes se komisionit hetimor parlamentar qe ka si objekt hetimin administrativ për mënyrën e dhënies se lejeve te ndërtimit ne mbledhjet e datave 22 Mars dhe 17 Prill 2009 te KRRT të Tiranës, Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive nisi ne Maj te këtij viti një hetim te pavarur.
Ky institucion i ka kërkuar bashkisë se Tiranës një sere dokumentesh, te cilat i nevojiten për këtë hetim, por pavarësisht se kthimi i përgjigjes dhe vendosja e këtij dokumentacioni te kërkuar ne dispozicion te inspektoratit është një detyrim ligjor, bashkia nuk ka kthyer ende një përgjigje, çka behet pengese për marrjen e një vendimi përfundimtar mbi hetimin ne fjale.
Ne këto kushte inspektorati ka urdhëruar zgjatjen e hetimit për një afat 30 ditor me qellim qe t’i japë kohen e nevojshme bashkisë te kryej detyrimin e saj ligjor dhe te vendosë ne dispozicion te tij dokumentacionin e kërkuar.
Ky urdhër për dijeni i është dërguar dhe zyrës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe kuvendit te Shqipërisë.
Bashkia e Tiranës te njëjtën indiference tregoi dhe ndaj kërkesës se kuvendit për te disponuar dokumentet, te cilat do t’i shërbenin hetimit qe po kryen komisioni hetimor parlamentar i ngritur ne muajin Maj, duke u bere edhe ne këtë rast pengese për zbardhjen e procedurave te ndjekura për dhënien e lejeve te ndërtimit ne mbledhjet e KRRT./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani