210 milion lekë nga buxheti i shtetit i jepen Bashkisë Tiranë, të nxjerra këto nga dhurata 5 milionëshe dollarë nga Qeveria Pakistaneze dhënë Qeverisë Shqiptare. Kjo e fundit i ka ndarë këto në gjashtë bashki. Bashkitë e pesë vendeve të tjera kanë përfituar 70 mijë dollarë, ndërsa Tirana 140 milion dollarët më tepër i vë në dispozicion të Parkut Nacional, Digës së Liqenit e cila ka muaj që ka pësuar rrëshqitje.

Ndarja e pjesës tjetër do të mbyllë disa plagë të rrugëve të Tiranës. Më emergjente është Rruga “Ali Demi” që di të hidhen 50 milionë lekë dhe disa prej unazave të amortizuara në Tiranë. Për këtë flet Nënkryetari i Bashkisë zoti Ramiz Balla.

Ramiz Balla: Tirana ka shumë nevoja por ky është një buxhet që ndikon pozitivisht në infrastrukturën që ka Tirana. Për këto objekte që ne kemi përcaktuar fondet janë të mjaftueshme dhe i mbarojnë të gjithë këto si investime. Rruga “Ali Demi” ka nisur qysh këtë javë me sistemimin dhe do të vazhdojë derisa të mbarohet e tëra. Qëllimi i Bashkisë është që këto investime të mbarohen para fillimit të shirave. Pra në 1 Tetor të jenë të mbaruara të gjithë këto investime.

Pra banorët e këtyre zonave megjithëse në verë, duhet të presin me padurim që të ecin normalisht dhe pa çaluar drejt shtëpive të tyre./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti