Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Bashkimi Europian shtyn financimin e Korridorit 8. Lajmi është konfirmuar nga ministri i transporteve italiane Pietro Lunardi, gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, Komisioni Europian do të prezantojë muajt e ardhshëm projektet e mëdha në infrastrukturë, por Korridori 8 nuk është përfshirë në diskutime.

Autoritetet shqiptare, nuk e kanë konfirmuar lajmin. Një grup pune i Ministrisë së Transporteve ndodhet në Itali, për çështjen e Korridorit 8. Zyrtarë të BE kanë kushtëzuar financimin e Korridorit 8, me projekte të rëndësishme të vendeve pjesëmarrëse. Ministri i Transporteve Poçi, gjatë një konference për shtyp, i pyetur për projektet shqiptare të korridorit, ka thënë se më parë duhet zgjidhur çështja e financimeve.

Vendet nga kalon nga kalon Korridori 8 u mblodhën në Bari në një takim të përvitshëm afro një muaj më parë dhe kërkuan që Korridori 8 të financohet brenda vitit 2013. Ndërkohë që brenda Tetorit, komisioneri europian kundër financimit të Korridorit 8 Van Miert, do të vizitojë Shqipërinë.

Ky korridor ka rëndësi të shumanshme, jo vetëm për infrastrukturën, por dhe për transportin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve ku kalon./tvklan.al