David Beckham është përfshirë në një skandal të përmasave të mëdha. Mediat e huaja kanë raportuar se futbollisti David Beckham është bërë viktima e fundit e hakerave. Ata publikuan një listë me email-e komprometuese, që pretendojnë se Beckham përdorte punën e tij vullnetare si pjesë të një fushate për të fituar status.
Në e-mail vihet re se Beckham i ofendon rëndë edhe drejtuesit e komitetit, që bëjnë ndarjen e çmimeve të nderimit.
Ish-kapiteni i kombëtares britanike të futbollit, në një prej email-eve, i quan “qelbësira mosmirënjohëse” anëtarët e komitetit të nderimeve, sepse nuk i dhanë titullin Sir David dhe refuzuan të financojnë bamirësinë e tij.
Në disa prej e-maileve thuhet se Beckham, një ambasador i UNICEF, ka kërkuar nga shoqata e bamirësisë 6.685 paund për një fluturim të klasit të biznesit për të qenë i pranishëm në një event në Azi edhe pse sponsorat i kishin siguruar një avionë privat.
Sipas e-maileve, Beckham e ka përdorur punën në shoqatat e bamirësisë thjesht për të fituar një dekoratë.
Ndonëse pretendimet janë hedhur poshtë nga zëdhënësi i 41-vjecarit i cili ka deklaruar se e-mailet janë vjedhur dhe përpunuar nga adresa e tij personale, për David Beckham nuk ishte i paktë ky skandal që rrezikoi imazhin e tij./tvklan.al