Deputetët e Partisë Socialiste, Pandeli Majko, Ben Blushi dhe Alfred Dalipi kanë zhvilluar një takim me emigrantë shqiptarë në Veria të Greqisë.
Ne fjalën e tyre deputetët socialistë i kërkuan emigranteve të marrin pjese ne votimet e 28 Qershorit, pasi duhet dhe vullneti i tyre për te ndryshuar të ardhmen e vendit.
Ben Blushi: “Ju keni ikur nga mungesa e shpresës. Kemi një shans në datën 28 Qershor që t’i kthejmë shqiptarëve shpresën dhe këtë s’mund ta bëjmë dot pa ju. Ne kemi në dorë me votën tonë në datën 28 Qershor ta ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë. Ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë për të sjellë në pushtet një qeveri më të mirë, e cila na i garanton të gjitha këto dhe në radhë të parë na garanton Evropën.”
Te pranishëm ne këtë takim kanë qene dhe kryetarja e bashkisë së Verias, si dhe deputetët e parlamentit grek./tvklan.al