Banorë dhe fermerë të rrethit të Beratit kanë festuar ditën e hardhisë. Çelja e gjethes së kësaj bime në ditët e fundit të muajit prill sipas traditës pagane simbolizon ripërtëritjen e jetës dhe ardhjen e stinës së prodhimeve. Vajza e djem të veshur me kostume kombëtare kanë dalë mes vreshtave duke mbledhur gjethet e reja të hardhive të sapo çelura. Më pas amvisat e zonës kanë demonstruar gatimin e japrakut, një ushqim tradicional ky që përgatitet me gjethet e hardhisë.
Përveç banorëve në festë morën pjesë autoritet lokale si dhe përfaqësues të ambasadës japonezë, maqedonase e italiane. Ata ofruan mbështetjen për aktivitete të tilla që përveç ringjalljes së traditave i hapin rrugë dhe zhvillimit të turizmit në këtë zonë./tvklan.al