Në Kalanë Argjiro në Gjirokastër nis të enjten edicioni i nëntë i Festivalit Folklorik Kombëtar. Për pesë ditë rresht, nga 24-29 shtator, do të performojnë për publikun shqiptar dhe turistët e huaj në vend, artistet folkloriste e valltare nga 12 qarqe të vendit, nga Kosova, Mali i zi, Arbëreshë të Italisë e Diaspora.

Suzana Turku: “Është pasur një kujdes i jashtëzakonshëm nga grup specialistësh të veshjeve popullore për të pasur një riprodhim të kostumeve se sigurisht ato me vite, vite dëmtohen. Një riprodhim të kostumeve, por që të jenë të traditës, po duke qenë që ky është një vendim më i rëndësishëm i kulturës së trashëgimisë shpirtërore, themi që do të jetë arritur maksimumi i përkujdesjes për realizimin e kostumeve popullore. Tekstet e këngëve popullore për të qenë tekste të cilat i ka pranuar populli. Është pasur kujdes me grupet instrumentale, grupet muzikore të cilat do të shoqërojnë grupet artistike, këngëtarët”.

Ajo që më së shumti na kujton Festivalin e Gjirokastrës është skenografia, e cila do të jetë e njëjtë me atë më të fundit, festivalin e 2004-ës. Sipas zonjës Turku ishte diskutuar për një skenografi të re, një ide e parealizuar për shkak të kohës së shkurtër. Por, që tashmë është kthyer në simbolin e traditës së festivalit folklorik të Gjirokastrës./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani