Berisha përsëriti të njëjtin qëndrim para oficerëve të SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje.

“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira”, u shpreh Sali Berisha.

Berisha deklaroi se Rama është redaktori i përgjimeve ndaj Veliajt në paraburgim, ndërsa Ulsi Manja ngriti kurthin.

“Nuk do dal pa u pyetur redaktori. Tani do thoni ju cili ishte redaktori. Redaktori ishte Edi Rama. I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu pra është pjesë e këtij kurthi”, tha kryedemokrati.

Berisha foli për një takim të Xhevdet Troplinit me Veliajn në paraburgim.

“Thuhet se një natë i shkoi edhe Poja atij dhe ia vuri ca kushte. Xhevdet Troplini është Poja, është zotëruesi absolut i Portit të Durrësit, i cili bën ligjin dhe i ka dhënë njëlloj siç i pati bërë Lefterit para dy vjetësh, tani Rama thuhet se ia çoi në qeli atij dhe ai ka përcaktuar kushtet”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se Kryeministri Rama kishte frikë nga fitorja e opozitës në Durrës dhe vendosi kështu të kandidojë në listë të mbyllur në Tiranë. Në Durrës theksoi kryetari demokrat, opozita do ketë fitoren më të thellë në historinë e saj.

Klan News