Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Diktatori Millosheviç, regjimi I tij ka ndërrmarë një aggresion ndaj Shqipërisë, duke bombarduar në thellësi të territorit shqiptar së paku 8 ose 10 km. Me këtë akt ai dëshmon dhe një herë se akti i kapitullimit që pritet ta nënshkruaj ka bërë që të humbas dhe çdo element të llogjikës. Ne denoncojmë fuqishëm dhe ju bëjmë thirrje shqiptarëve të jenë të gatshëm për ti dhënë përgjigjen e merituar”.

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “Ne duhet të përcaktojmë një qëndrim të përbashkët të forcave politike shqiptare të cilat lidhen në radhë të parë me një qëndrim dhe mbështetje të faktorit ndërkombëtar, në radhë të dytë me një zhvillim të politikave në një formë të tillë që ne si faktor shqiptar politik dhe faktori ushtarak e politik në Kosovë të kemi të njëjtin pozicion përsa i përketë zhvillimeve të fundit në Kosovë. Mendoj që forcat politike shqiptare me kryeministrin shqiptar të ulemi në një tryezë të përbashkët për të përcaktuar jo më qëndrime të përbashkëta por veprime të përbashkëta përball kësaj situate./tvklan.al