Këto janë pamjet kur kryedemokrati Sali Berisha vizitoi te spitali i Traumës Agron Gjekmarkajn. Ky i fundit do të qëndrojë sonte nën monitorim, ndërsa rrëfeu se është dhunuar nga efektivët e policisë.

“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë.”


Teksa mjeku i maste tensionin, Gjekmarkaj shtoi se “nuk është marrë ndonjëherë me sport”. Kështu shpjegon ai faktin se gjendja e tij shëndetësore u rëndua menjëherë pas veprimeve të Policisë.

Në një moment, Berisha pyeti edhe për identifikimin e personave që e kanë kryer këtë akt dhune.

Kujtojmë se incidenti u shënua gjatë protestës së sotme të opozitës, e cila ishte e treta në radhë me objektiv bllokimin e rrugëve. Policia e Shtetit e ka mohuar që efektivët të kenë ushtruar dhunë ndaj nënkryetarit të PD e njëkohësisht Parlamentit, Agron Gjekmarkaj.

/tvklan.al