Pranon se do të jetë një betejë jo e lehtë, por kryetari i demokratëve është i bindur në fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.

Me kushtin që në ballë të imazhit të forcës që ai drejton të vendosen të rinj që i janë afruar selisë blu.

“Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet. Po të dilni ju në skenë dhe ta dominoni imazhin, ata nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, le të lustrohen të bëjnë ç’të duan, nuk kanë krahasim me ju”.

Berisha, i ftuar të bashkëbisedojë me Forumin Rinor Demokrat gjatë një trajnimi që po zhvillojnë me ekspertë amerikanë dhe britanikë të Leadership Institute, ju tregon të rinjve sekretet e një lideri.

“Një lider nuk duhet të ketë frikë. Nuk ka pushtues më të keq për njeriun se sa frika. Kurrë nuk duhet ta harroni këtë. Mos u merrni me dobësitë e anëtarëve të tij. Merruni vetëm me talentet, me dhuntitë, me aftësitë e anëtarëve të tij”.

Tv Klan