Sali Berisha: “Sot është dita e parë në historian e zgjedhjeve, që nga “head quarters”, nga selitë e forcave politike nuk keni dëgjuar rezultate. Sigurisht që ato i ndjekin, unë i ndjek, por të jem i sinqertë më së shumti i ndjek dhe nga mediat sepse kjo, ky regjistrim e ka bërë procesin ultra transparente. Një eksperiencë unike, e shkëlqyer, e pashembullt. Nuk ekziston në ndonjë vend tjetër, por bëmë mirë që e bëmë sepse dhamë një përgjigje. Natyrisht ajo që është për tu theksuar, një ditë shumë e veçantë, ditë të cilën realisht procesi ka ecur më mirë se në çdo zgjedhje të tjera. Në rast se ju kujtohet, vrapimet që bënte KQZ-ja sa në një komision në një komision tjetër, më duket se sot momentet kanë qenë tërësisht të pa konsiderueshme dhe kjo flet për një integritet në tërësi të procesit të numërimit që është dhe procesi më delikat. Procesi më delikat dhe ndër më të rëndësishmit jetik, ndaj dhe është një ditë për tu lavdëruam është një ditë që dallon nga të gjitha ditët e tjera post elektorale dhe kjo është merita në radhë të parë e atyre që bëjnë numërimin, por është padyshim dhe meritë e teknologjisë. Unë dua të përshëndes të gjithë ekipet që marrin pjesë në numërim,  ekipet që i vëzhgojnë, ekipet që i ndjekin, pra e kam ndjekur me një kënaqësi shuam ët madhe këtë ditë. Një proces, që i parë si ishte më ka emocionuar shumë. Natyrisht ka një problem të vogël që do zgjidhet në të ardhmen. Përllogaritja e 66 vendeve të numërimit, siç provon koha që duhet për numërim, ndofta në të ardhmen duhet rritur, sepse vërtet elektronika, kamerat realizojnë transparencë absolute, por duket se konsumojnë pak më shuam kohë. Zgjidhja e saj është me komisione më të shumta, tani ky proces do të finalizohet me këto 64 komisione, mos gaboj janë dhe këto. Është një proces pa asnjëlloj tensioni, një proces që po dëshmohet një përgjegjshmëri e madhe dhe po menaxhohet në mënyrë më të mirë se asnjëherë tjetër.” …/tvklan.al