Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese po ushtrohet presion nga qeveria dhe krimi për të zhvlerësuar përgjimet e Sky Ecc si indicie të vlefshme.
Por pavarësisht vendimit të Gjykatës, Berisha thotë se ka një mekanizëm që do t’i faktojë lidhjet e qeverisë me krimin.
“Në rast se ne nuk zbardhim, nuk bëjmë publike lidhjet e krimit nga bodrumet gjer tek zyra e kryeministrit, Shqipëria do të mbetet skllave dhe krimi do mbetet vendimmarrësi në këtë vend pa një të ardhme.”
Duke komentuar situatën e tensionuar në Parlament të enjten, Berisha tha se futja e forcave të Policisë në oborrin e Parlamentit është një rast i paprecedentë dhe akuzoi kryeparlamentaren për dhënien e urdhrave të paligjshëm Gardës për te ndaluar deputetët e opozitës.
Tv Klan