Elbasani ishte qyteti i parë ku kryedemokrati Sali Berisha u ndal për të bashkëbiseduar me pensionistët pas rreth 11 muajsh qëndrimi në banesën e tij. Teksa thotë se për qeverinë “Rama” rritja e pensioneve është një krim, u zotua se pensionistët do të jenë një nga prioritetet e PD nëse fiton zgjedhjet e 11 Majit.

Thotë se pensionet nuk rriten pasi buxheti i shtetit vidhet. Si objektiv i parë, nëse PD rikthehet në qeveri, do të jetë vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh për qytetar.

Jo vetëm pensionet, premtoi dhe rritje të pagës minimale dhe mesatare. Shqiptarët më të mirëpaguarit në rajon është një nga synimet e PD.

Për realizimin e premtimeve, kryedemokrati kërkon mbështetjen e qytetarëve që t’i bashkohen mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë “Rama”. Përveç takimeve brenda vendit, pritet që kryetari i PD, Sali Berisha të zhvillojë takime dhe me diasporën në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit.

Klan News