Në një mbledhje virtuale, kryesocialisti ka diskutuar me Bordin e Diasporës dhe drejtuesit politik për të folur për nisjen e procesit të regjistrimit të shqiptarëve që do të bëhen pjesë e votimeve në 11 Maj.

Në më pak se 48 orë në platformën e KQZ janë regjistruar më pak se 9 mijë shqiptarë të diasporës dhe që ajo që vihet re është dominimi i burrave krahasuar me gratë.

Ky është një shqetësim edhe për socialistët të cilët kanë ngritur në shtete si Italia dhe Greqia, ku numri i emigrantëve është më i lartë dhe pika asistence për mbështetësin e tyre që duan të regjistrohen.

Javën e shkuar Rama ka bërë një tjetër rikonfigurim duke zëvendësuar Eduard Shalsin, që shkoi drejtues politik në Kukës, në njësinë 1 në Tiranë, me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa Majko pas largimin nga Kukësi do të punojë në zonën e kryeparlamentares, në Kavajë.

Tv Klan