Sali Berisha: “Kam kënaqësinë t’ju informoj se procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë po ecën në mënyrë të sigurt. Qeveria ka plotësuar dhe plotëson çdo kërkesë që shtohet ndaj vendit, në mënyrën që qytetarët shqiptarë të lëvizin në afatin e përcaktuar të lirë në mbarë hapësirën evropiane. Ne jemi të vendosur, që Shqipëria e vitit 2013, të jetë një Shqipëri krejt tjetër, ku shqiptarët të lëvizin nga të katër anët e vendit në një kohë dy herë më të shkurtër, për të kapur kryeqytetin e tyre. Projekti për autostradën Tiranë-Elbasan ka përfunduar. Ju informoj,se qeveria brenda këtij viti nis ndërtimin e saj. Unë i garantoj mësuesit e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë, se gjatë këtyre katër viteve ata do të jenë në epiqendër të reformës së arsimit. Trajtimi i tyre, pagat e tyre, trajnimi i tyre përbejnë shtyllën më kryesore të reformës arsimore”./tvklan.al