Qeveria mbyll edhe tetë kapituj të tjerë të pyetësorit të Bashkimit Evropian. Këta kapituj lidhen ndër të tjera me çështje të politikave të konkurrencës, bujqësisë, politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, Kryeministri Sali Berisha tha se puna në këtë drejtim është voluminoze dhe gradualisht po shkohet drejt finalizimit, por duke e vlerësuar pyetësorin edhe si vizion të qeverisjes, Kryeministri kërkoi që përgjigjet të jenë më përmbledhëse.

Sali Berisha: “Ministria e Integrimit që ndjek në mënyrë konstante, informon se po bëhet një punë shumë e madhe. Do ju kërkoja ju të shqyrtoni dhe njëherë mundësinë e të qenurit më përmbledhës. Në rast se përcaktoni dhe këtë kriter, o bëjmë që të tjerët ta lexojnë me kënaqësi. Statistikat dëshmojnë se nuk janë trilogjitë kryeveprat më të lexuara ndonëse ato janë shkruajtur nga korifeut më të mëdhenj, është një proces jashtëzakonisht shumë i dobishëm për ne. Sepse mbart në vetvete jo vetëm vendimin e një bilanci, por edhe të një vizioni. Mbi këto përgjigje do të ndërtohet nga ko0misioni evropian e tërë harta e rrugës së anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se janë gati përgjigjet për 83% të dokumentit prej rreth 2 mijë pyetjesh të KE-së.

Majlinda Bregu: “Ka përfunduar përgjigja e të gjitha pyetjeve të pyetësorit le të themi ato të cilat janë përcjellë në Ministr8inë e Integrimit për tu konsultuar me komitetin koordinues ndërministror. Ne kemi shqyrtuar deri tani përgjigjet e 9 kapitujve të pyetësorit të Komisionit Evropian ose 83% të kapitujve. Një total prej 1480 përgjigjesh të cilat kanë kaluar le të themi filtrin e parë. Një pjesë prej tyre janë kthyer sigurisht për shikime dhe rishikime.”

Përfundimi i tetë kapitujve të tjerë të pyetësorit e çon në 15 numrin në total të kapitujve të cilët miratohen nga Komiteti Ndërministror i Integrimit.

Kjo i hap rrugë procesit të përkthimit, por dhe rishikimit të tyre për të konkluduar në një sintezë të plotë të punës së qeverisë shqiptare për të garantuar statusin kandidat në BE./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi