Sali Berisha: “I dashur zoti kryeministër i Kosovë, Hashim Thaçi, i dashur kryetar i komunës së Prizrenit, Muja, të dashur ministra, ambasadorë, këshilltarë të komunës së Prizrenit. Të nderuar të pranishëm përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Prizren, qytetar dhe qytetare të Prizrenit. Dua së pari t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë nder  të jashtëzakonshëm që më bëtë. Zoti kryetar qyteti juaj ka, dhe i imi tani ka meritën e madhe në historinë e këtij kombi që pas Krujës të jetë kryeqyteti i dytë i kombit shqiptar. Luftërat dhe përpjekjet e Skënderbeut për lirinë e Shqiptarëve dhe vokacionin e tyre perëndimor u mendua se u shuan, por ato gjalluan, u shfaqën në Prizren me të gjithë madhështinë e tyre. Pas shekujsh nate të gjatë osmane kombi shqiptar në një periudhë kritike të ekzistencës së tij shpalli Prizrenin kryeqendër të vet, themeloi këtu qeverinë e cila do të udhëhiqte shqiptarët për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. E vërteta është zoti kryetar se këtu në Prizren u themelua pavarësia e Shqipërisë, këtu në Prizren u themelua pavarësia e Kosovës. Ideali i Prizrenit është ideali i përjetësisë së kombit shqiptar. Ideali i Prizrenit do të frymëzojë shqiptarët në të gjitha kohërat. Kam pasur një vizitë të shkurtër, por më intensiven, më mbresëlënësen të jetës sime. Kudo, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo vend, në këtë tokë ka vlera të mëdha. Kombi krijoi vlera shuam ët mëdha. Këtu në Prizren u themelua edhe njëherë përpjekja e re shqiptare për bashkim, për liri dhe pavarësi. …/tvklan.al