Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Një takim me përfaqësuesin e FMN në Tiranë, Jan Peter Olters, ka bindur kryetarin e PD Sali Berisha të jap OK për miratimin e ligjit të debatueshëm për mbylljen e dyqaneve “duty free”, por me një kusht votimin nga mazhoranca të një amendamenti të paraqitur nga opozita, për mbylljen e magazinave doganore dhe saktësimit të çmimit të referencave doganore.
Sali Berisha:- “Pasi paketë, me dhimbje e votojmë këtë, por ta votojmë se kemi të bëjmë me një administratë, të papërgjegjshme, të pa aftë dhe magazinat doganore që ta dini ju i kanë ministrat. Ata që tundin çelësat aty janë vetëm roje që kanë emëruar ministrat”.
Nga ana e tij edhe përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë është shprehur se mbyllja e “duty free shops” është e domosdoshme ashtu siç duhen përkrahur edhe iniciativat e opozitës për mbylljen e vatrave të tjera të kontrabandës.
Jan Peter Olters:- “Ne besojmë se zhvillimi ekonomik i vendit dhe aftësia për të mbledhur të ardhura, do të përmirësohen nga një vendim për të mbyllur “duty free shops”, pasi ato kanë qenë burim për rastet e kontrabandës dhe evazionit fiskal”.
Por gjatë bisedës mes Olters dhe Berishës, ka pasur siç u shpreh vetë kreu i demokratëve edhe një pikë ku mendimet e tyre ndaheshin. Zoti Berisha nuk e saktësoi çështjen, por la të kuptohej, se kishte të bënte me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sali Berisha:- Është absurde dhe jashtë çdo lloj realiteti, deklarata e kryeministrit, se është kostoja ajo që i imponon rritjen e çmimit. Unë mund t’ju deklarojë shqiptarëve, se çmimi i përcaktuar nga qeveria, sipas ekspertëve më të mirë të energjetikës shqiptare, me prodhimin shqiptar është tre herë mbi kosto./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço