Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po merr pjesë në punimet e Kongresit të CDU-së, lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj force politike, Carsten Linneman.

Gjithashtu kryedemorkati u takua gjatë kongresit të CDU-së edhe me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

Berisha pati takimet edhe me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein. Më herët, krydemokrati takoi kandidatin për kancelar të CDU-së, Friedrich Merz.

Tv Klan