Sot bëhen 10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Është kryeministri Edi Rama i cili thotë se ky institucion bën krenarë shqiptarët.

“Kujdesen për paraqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sipas tij, në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si “model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit”.

Për kryeministrin anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimet me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara i shtojnë vlerat përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zhvillimit të qëndrueshëm./tvklan.al