Bashkimi i demokratëve dhe krijimi i një fronti të gjerë opozitar ishin dy nga thirrjet e kryetarit të PD, Sali Berisha, në ceremoninë e 34-vjetorit të themelimit të degës së PD në Gjirokastër.
Kryedemokrati tha se PD tregoi forcën e saj gjatë tre viteve përçarje dhe se tashmë demokratët e bashkuar do të rrëzojnë edhe qeverinë “Rama”.
Ramën e akuzoi për lidhje me bandat. I bindur në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, Berisha përsëriti zotimet ekonomike, të programit elektoral, duke filluar nga rritja e pagave deri te ulja e taksave, thuajse në çdo sektor.
Klan News