Pabarazi dhe hipokrizi ekstreme e cilësoi Sali Berisha uljen e çmimit të energjisë elektrike duke e akuzuar Kryeministrin Rama se po mashtron qytetarët.

“Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe po e ul thotë. Të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme.”

Prerazi tha se pas ardhjes në pushtet, qeveria e djathtë nuk do t’i pranojë çmimet aktuale.

“Ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet. Ne kemi patur, sepse ai është memorie shkurtër, çmimin për shqiptarët në vitin 2013 që konsumonin gjer në 250 kilovat në muaj ka qenë 70 lekë, 0.7 lekë kW/h. Ka qenë çmimi për ata që konsumonin mbi këtë kuotë, 115 lekë.”

Gati thotë se ka edhe skemën për uljen e çmimit të energjisë për qytetarët dhe bizneset.

“Në uljen në proporcion të plotë, në përpjesëtim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qytetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë. Rrogë-lartët nuk janë preokupimi im, jo.”

Berisha premtoi një përmbysje të skemës për shpërndarjen e të ardhurave, me qëllim zbutjen e varfërisë.

Tv Klan