Barcelona nuk ka hequr dorë nga Rafael Leao. Katalanasit shfaqën interes për sulmuesin në merkaton e verës, ndërsa do të tentojnë ta afrojnë në vitin 2025.

Sipas raportimeve nga Spanja, Nico Williams duket shumë i vështirë për tu arritur dhe kjo ka detyruar drejtuesit të shikojnë për alternativa të tjera.

Agjenti portugez, Jorge Mendes, i ka sugjeruar Barcelonës Leao-n, i cili njihet për aftësitë e tij teknike dhe daljet e shpejta në sulm.

Milani nuk do të pranonte të nisë asnjë negociatë posht 70 milionë eurove, një shumë e përballueshme për një klub si Barcelona.

Kalimi te spanjollët do të ishte zgjidhje e duhur edhe për futbollistin portugez, i cili këtë sezon ka hasur vështirësi me trajnerin Paulo Fonseca. /tvklan.al