Sali Berisha: “Me dy korsi ta inaugurojmë në maj të vitit 2009. Absolutisht e mundshme është, e kuptoni vetë ju, shtoni mjete, shtoni krahët e punës edhe tre turne edhe do e mbarojmë para se thamë. Tani do fillojë të dalë në turnet e treta.”
Ky është urdhri që kryeministri Berisha i ka dhënë administratorit të kompanisë Alpine, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e segmentit rrugor Fier-Vlorë, kompani e cila ka fituar tenderin edhe për ndërtimin e mbikalimit të kthesës së Kamzës. I pranishëm në inaugurimin e përfundimit të disa veprave publike në rrethin e Fierit, Berisha ka inspektuar dhe punimet e këtij aksi rrugor, të cilat duhet të përfundonin në dhjetori të vitit të ardhshëm. Problemi i shpronësimit të pronarëve ka vonuar punimet e kësaj vepre publike.
Sali Berisha: “Kanë punuar, por mund të kishin punuar më tepër po të mos kish pas disa çështje të pronësisë, sepse ishin krejtësisht të papërcaktuara etj, etj me radhë. Por më bëhet shumë qejfi që paska fituar edhe një tender në Tiranë, se tani opozita e qep gojën se flet kot kur sulmon kompanitë.”
Ndërsa gjatë përurimit të përfundimit të punimeve të rrugës Fier-Patos, segmenti i përfunduar përpara afatit me një vlerë rreth 64 milion lekë, kryeministri i ka kërkuar ministrit të Punëve Publike Olldashi, shpërblimin e kompanive që përfundojnë punimin e veprave publike përpara afatit të vendosur edhe pse ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e kryebashkiakut Rama, Berisha nuk ka lënë pa ironizuar daljet publike të këtij të fundit.
Sali Berisha: “Kur inauguron një derë kopshti zotëria e tij edhe merr dhe 3 topa sillet rreth sakën se i bëhet një pyetje tjetër, sepse do që të mos lëvizë nga dera e kopshtit. Tani unë po bëj 10 inaugurime në ditë, nuk mund të merrem me punë të tjera.”
I shoqëruar i komunës Topoj, i zgjedhur vendorë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Berisha ka marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në rrugën e fshatit Drizë komuna Qendër., fillimin e punimeve për ndërtimin e shkollë së ciklit të ulët Drizë, inaugurimin e ndërtesës së re të qendrës komunare Topojë Seman dhe ujësjellësit të komunës Dermenas.
Në këto inaugurime Berisha i ka premtuar banorëve të zonës, financimin e të gjitha projekteve të komunës që synojnë përmirësimin e jetës së tyre.
Sali Berisha: “Ta siguroj kryetarin se qeveria është e vendosur të financojë të gjitha projektet e kësaj komune dhe komunave të këtij rrethi. Këtu ai nuk ka ardhur, ai deputeti juaj se janë tani në probleme të tjera, por për tu interesuar për komunën është interesuar, duhet ta vlerësojë këtë sepse është një nga deputetët që tregon interes të veçantë për projekte, për komunën, në parlament tek unë dhe bën detyrën.”
Ndërsa fermerëve kryeministri i ka premtuar ndihmën e shtetit për mbrojtjen e prodhimeve të tyre.
Sali Berisha: “Ne nuk ulim taksën e importit të grurit dhe miellit, jo dhe jo, sepse ne duam të shiten prodhimet tuaja. Kryeministri Berisha ka marrë pjesë dhe në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare “Kristaq Shtëmbari” në Fier. Ndërkohë që është ndalur dhe në Apolloni ku është takuar me disa dhjetëra vizitorë ditorë të kësaj pike turistike./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka