Frendo: Më shumë solidaritet mes nesh

Besimtarët e krishterë festojnë sot Lindjen e Krishtit.

Për të dytin vit me radhë mesa e Krishtlindjes po kremtohet disa orë më herët, për shkak të masave antiCovid. Besimtarët katolik iu drejtuan katedrales “Shën Pali” në Tiranë për t’ju bashkuar ritit mijëravjeçar.

Mesha u drejtua nga Imzot George Frendo, për të cilin ishte edhe e fundit si Arqipeshkv i dioqezës së Tiranë-Durrësit. Ai predikoi për më shumë solidaritet e paqe me njëri-tjetrin.

Mesazhe e lutje shprese pati edhe nga besimtarët.

“Të bëhemi njerëz të mirë”!
“Të na largohet kjo pandemia”!
“Paçin sa më shumë mbarësi”!

Nën masa të rrepta antiCovid besimtarët ortodoksë u mblodhën këtë mëngjes në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Mesha e Krishtlindjes u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Teksa ndau mesazhe për paqen, Janullatos  tha se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.

Mesha e Krishtlindjes u mbajt edhe në qytete të tjera të vendit.

Tv Klan