Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka emëruar Miguel Cardona si për Sekretarin e Arsimit. Në një deklaratë nga ekipi i tij i tranzicionit është bërë me dije ky emërim i ri dhe për ata shihet si një premtim i mbajtur i fushatës së Biden.
Lajmi më parë është bërë publik nga Reuters, që raportoi Cardona, komisioneri i arsimit i Connecticut, një mësues veteran dhe administrator i shkollës, do të ishte zgjedhja e Biden për të drejtuar departamentin.
Cardona, 45 vjeç, është gjithashtu një tjetër qytetar nga Amerika Latine në ekipin e Biden, dhe konsiderohet si risia e radhës së Presidentit të SHBA.
Ekipi i tij i tranzicionit tha se nëse konfirmohet nga Senati, Cardona do të ndihmonte që çdo student “të marrë një arsim me cilësi të lartë në shkollë, pavarësisht nga të ardhurat e prindërve, raca, orientimi seksual dhe identiteti gjinor ”.
Sekretari aktual i arsimit, Betsy DeVos, wshtw një filantrop dhe investitor, ka qenë një objektiv kritikash nga sindikatat e mësuesve dhe demokratët./tvklan.al