Një ortek bore ka rënë në një hotel në Gran Sasso, zonë turistike afër Pescarës në Itali.   

Paraprakisht mësohet se në hotel ishin 22 turistë dhe 7 punonjës, si dhe dy fëmijë, ku mësohet se kanë gjetur vdekjen. Sipas mediave italian gjatë natës kanë rënë mbi 80 lëkundje tërmeti.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur gjatë natës në hotel, ku raportojnë se numri i viktimave është 30 dhe vetëm dy persona kanë mundur të shpëtojnë.

hoteli2

Njëzet zjarrfikës, dy ekipet e shpëtimit, gjashtë ambulanca dhe policia lokale janë nisur për në vendngjarje, por kushtet e këqija kanë shkaktuar vonesa të mëdha./tvklan.al

proxy2