Bashkimi Evropian ka vendosur që paralelisht me shqyrtimin e aplikimit të për anëtarësim të Islandës në Bashkimin Evropian të marrë në konsideratë edhe kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.
Deklarata është bërë nga shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, i cili në takimin e ministrave të jashtëm të BE në Bruksel theksoi se blloku i 27-anëtarësh duhet të vazhdojë politikat e tij integruese në Ballkan.
Po kështu, në një intervistë dhënë për të përditshmen britanike, Financial Times, Bildt tha BE rrezikon të humbasë besueshmërinë e tij te ndikoje ne paqëndrueshmërinë politike në Ballkan, në rast se nuk afron anëtarësimit vendet e rajonit.
Bildt paralajmëroi se nacionalistët në rajon mund të fitojnë pushtet në kurriz të partive politike pro-evropiane në disa vende të ish-Jugosllavisë në rast se perspektivat për t’iu bashkuar BE-së do të zbehen.
Gjithkund në rajon, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi janë të gjithë të vetëdijshëm se kanë të drejtë t’i bashkohen BE, por secili ka rrugë për të bërë, përpara se të njihet si një kandidat zyrtar, është shprehur kryediplomati suedez.
Ai tha se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për Serbisë, pasi forcat pro-evropiane kanë qenë në rënie që nga koha kur Boris Tadiç u rizgjodh president në Shkurt të vitit 2008.
“Në rast se integrimi evropian do të ngadalësohet apo të shkojë deri aty sa të ndalojë atëherë ekziston rreziku që forcat e tjera do të marrin karrigen e drejtimit dhe kjo nuk do te ndodhe vetëm ne Serbi-tha Bildt. Sipas tij, me kalimin e kohës kjo mund të bëhet shumë negative dhe pa dyshim që të ndikonte në besueshmërinë e BE jashtë kufijve të tij.
Suedia është një mbështetëse e zgjerimit të BE. Kryediplomati Bildt e ka bere të qarte se presidenca suedeze do ta shqyrtoje ne një kohe te shpejte kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat ne BE.
Ai u shpreh pak dite me pare ne një bisede me ministrin Basha se mbështet fuqishëm edhe heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së./tvklan.al