Irani është shprehur pro marrëveshjes së bashkëpunimit me agjencinë ndërkombëtare të energjisë. Deklarata është bërë nga shefi për energjinë nukleare, Ali Akbar Salehi pas takimit të sotëm në Vjenë ku morën pjesë 130 vende. Deklarata edhe pse jo në detaje, vjen në një kohë që SHBA e Rusia kërcënojnë me sanksione të reja.

Në konferencën e sotme u shënuan përplasje të mëdha mes Iranit dhe Izraelit, ku ky i fundit tha se  Irani dhe Siria kanë bërë thyrje të shumta të rregullave të vendosura nga agjensia ndërkombëtare e energjisë dhe kombet e bashkuara, madje propozimi më i fundit I izraelit kërkon masa ndëshkuese shtesë ndaj Teheranit.

Agjencia ndërkombëtare e energjisë ende nuk ka bërë asnjë koment lidhur me detajet e marrëveshjes që duket se do të vendosë marrëdhënie të reja mes Iranit dhe fuqive të mëdha botërore. Bisedimet me 6 fuqitë e mëdha do të mbahen më 1 tetor në Turqi. Vendet e BE nga ana tjetër,  janë shprehur se është ende shumë herët për të marrë masa të tjera ndëshkuese ndaj Iranit. Sipas ministrit të jashtëm suedez Carl Bildt, mbajtja e bisedimeve tregon një hap të vogël pozitiv. Deri tani sanksionet e Kombeve të bashkuara kanë dështuar të ndalojnë pasurimin e uraniumit nga Teherani. Dyshimi më i madh i SHBA dhe aleatëve të saj është se program nuklear përdoret thjesht për të mbuluar zhvillimin e armëve bërthamore, në një kohë që Irani shprehet se qëllimi është ndërtimi i impianteve nukleare./tvklan.al

Gazetare: Bora Sadriaj