Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ka dalë hapur në mbështetje të Donald Trump për zgjedhjet e 3 Nëntorit.
Qerreti ka shkruar më herët se ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të SHBA për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ky i fundit ka postuar një foto në mediat sociale me këngëtaren dhe i thur elozhe duke e quajtur “superstar”.
“Më Bleonën, super yllin ndërkombëtarët në Detroit. Lë të shkojmë, Donald Trump”, shkruan njeriu i afërt me Trump.
Kjo foto është realizuar gjatë një takimi që dyshja kanë zhvilluar me shqiptaro-amerikanët në Detroit./tvklan.al