Ish i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pritet të jetë i dërguari special për konfliktin Rusi-Ukrainë.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters e cila i referohet katër burimeve të saj. Aktualisht nuk ka asnjë të dërguar të posaçëm të dedikuar vetëm për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.
Grenell, i cili shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani dhe ishte drejtori inteligjencës gjatë mandatit të parë të Trump, do të luajë një rol kyç në përpjekjet e Presidentit të zgjedhur të SHBA për të ndalur luftën nëse konfirmohet zgjedhja e tij për këtë post.
Mbështetësit e Grenellit theksojnë se ai ka një karrierë të gjatë diplomatike dhe ka njohuri për çështjet evropiane.
Grenell, i cili bëri fushatë për Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të 5 Nëntorit, ishte një nga pretendentët kryesor për të qenë Sekretar i Shtetit.
Zgjedhja e senatorit amerikan Marco Rubio ishte një lëvizje që befasoi dhe krijoi pakënaqësi tek disa nga aleatët e ngushtë të Grenellit.
Klan News