Lajme Arkiva 2003

Pushteti lokal në duart e Partisë Demokratike të Reformuar do të jetë efektiv në shërbim të njerëzve për arsimin dhe shëndetësinë. Genc Pollo kryetari i Partisë Demokrate të reformuar prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale në qytetin e Fierit.

Genc Pollo: Të zgjedhurit tuaj të përgjigjen për shkollat e fëmijëve tuaj që të zgjedhurit tuaj të përgjigjen për mjekimin e të sëmurëve tuaj. Bashkiakët do ta bëjnë këtë shumë më mirë se sa qeveritarët e Tiranës që i çojnë fëmijët në shkollat e Londrës dhe pacientët në spitalet e Stambollit. Ata do ta bëjnë këtë shumë më mirë se sa qeveria socialiste.

Korça e kulturës dhe e traditave të vyera do të ndahet përgjithmonë nga krimi dhe nga korrupsioni, kështu pretendojnë drejtues të Partisë së Ballit Kombëtar gjatë prezantimit të kandidatëve lokal në rrethin e Korçës.

Shpëtim Roqi: Hyjmë në këto zgjedhje si një forcë e organizuar mirë, si një forcë elektorale e cila mbulon 100% të territorit shqiptar  dhe të jeni shumë të sigurt që shumë shpejt Partia e Ballit Kombëtar do të jetë forca e tretë politike në vend.

Rikthim te traditat dhe nacionalizmi, ky është koncept i Partisë Lëvizja e Legalitetit prezantuar te zgjedhësit krutanë.

Ekrem Spahiu: Ne nuk vijmë thjesht për të konkurruar, por vijmë edhe për të fituar.

Partia Demokracia Sociale me kryetar Paskal Milon prezantoi kandidatët e saj në Paskuqan.

Paskal Milo: Jemi në gjendje të ndërtojmë ura të fuqishme bashkëpunimi.

Drejtuesit e kësaj partie shprehën besim në mbështetjen e elektoratit të kësaj zone për shkak se kjo forcë politike përfaqëson realisht problemet e jetës së tyre./tvklan.al