Pas dy humbjeve radhazi, Boston Celtics është kthyer tek fitorja në NBA. Të frymëzuar nga Pritchard, autor i 31 pikëve, Celtics arriti të thyejë 131-98 Charlotte Hornets, për të konsoliduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Dominim absolut nga ana e Boston, që po bën përgatitjet e fundit para dueleve play-off në rrugën drejt titullit kampion, ndërsa la pushim yjet e skuadrës.

San Antonio Spurs befasoi Denver Nuggets për t’i shkaktuar kampionëve humbjen e parë pas tre sfidash. 121-120 ishte rezultati final në këtë takim, ku vendimtar ishte perioda e katërt. Murray iishte ai që bëri diferencën me 35 pikë, ndërsa kontribut të rëndësishëm edhe nga Jokic, protagonist me double-double.
efekt

Lebron James dhuroi një tjetër performancë fantastike në parket. Ylli i koshit shënoi 37 pikë dhe 9 rebaund, për ta udhëhequr skuadrën e Lakers drejt triumfit 123-120 ndaj Grizzlies.

Dallas Mavericks pa Luka Donçiç dhe Kyrie Irving humbën në shtëpi ndaj Detroit 107-89. Me këtë disfatë, Dallas dështon për të kaluar Los Angeles Clippers që do të luaj raundin e parë të play-off pa pasur avantazh fushe.

Klan News