Aldo Bumçi: “Bashkia ka ardhur në një akt kriminal. Prona te rruga te kryqëzimi “Bardhok Biba” i ka prishur, duke thënë që janë ndërtim pa leje. Se si mund të jenë ndërtim pa leje pronat e qytetarëve më të vjetër të qytetit këtë e di vetëm bashkia. Këtu rruga “Urani Pano” nuk ka ekzistuar. Pse thotë rikonstruksioni i rrugës “Urani Pano”? Sepse nuk do të bëjë kompensimin. Për Zotin Rama, këto prona janë prona të qelbëta. Është turp, është e trishtë, është e frikshme të shikosh mentalitetin që sundon, që drejton bashkinë e Tiranës. Kur kësaj pronë këtu dhe banorëve ai i quan prona të qelbura, atëherë asnjë pronë tjetër nuk ka vlerë, por prona nuk është e qelbur, prona është e shenjtë. Si deputet i Partisë Demokratike, dëshiroj të siguroj këta banorë, banorë të gjithë qytetit, që e drejta do shkojë vend. Nuk ka prona të qelbura, ka prona të shenjta. Ne do vendosim në lëvizje gjithë mekanizmat, këshillin bashkiak, çdo mekanizëm tjetër që e drejta të shkojë në vend dhe njerëzit që kanë bërë këtë akt kriminal, të shkojnë para drejtësisë”.
“Ne nuk ikim nga qendra e Tiranës.”/tvklan.al