Aldo Bumçi: “Zoti Rama e ka lënë qytetin e Tiranës pa një plan të përgjithshëm rregullues dhe bashkë me praktikën e dhënies së lejeve ka bërë zhvlerësimin e pronës së shumë qytetarëve të vjetër tiranas. Ky që është këtu, është një shembull i asaj që po ndodh në shuam zona. Sipas planit francez ose siç quhet ndryshe plani i kullave të kryetarit, një pronë zhvillohet, ndërtohet një pallat shumëkatësh, prona ngjitur dënohet me moszhvillim qëndroi oborr ose lulishte. Kjo ka ndodhur në shumë zona të ndryshme të planit francez, qytetarë të vjetër të këtij qyteti kanë ngritur shqetësimin se nëse nuk kishe lidhje me kryetarin e bashkisë, lidhje politike dhe ekonomike trualli jot përcaktohej si lulishte apo zonë me intensitet të vogël ndërtimi. Nëse kishe lidhje me kryetarin e bashkisë, ishe pjesë e klanit të tij, trualli jot përcaktohej pallat 20 katësh.”
Eduard Shalsi: “Mesa duket Sali Berisha nuk mund të çlirohet nga makthi përpara pasqyrës së Tiranës evropiane dhe as të ndalojë papagajtë e tij që prej 9 vjetësh bëjnë këtë punë të shpifur dhe qesharake, të cilën me këto fjali bajate që përsërisin dhe përsërisin i kanë dënuar me votë 3 herë kryeqytetasit. Kjo shfaqje e shëmtuar nuk mund ta ndalë ndryshimin e madh dhe as të fshehë boshllëkun e ideve ku është zhytur qeveria e Gërdecit./tvklan.al