Aldo Bumçi: “Sot qytetarët shqiptar brenda dhe jashtë vendit janë më afër se kurrë ëndrrës së tyre evropiane për liberalizim të vizave me vendet e Bashkimit Evropian falë një pune kolosale që është bërë për sa i takon sigurisë së dokumenteve të identitetit, menaxhimit të kufijve, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe plotësimit të të gjitha kërkesave të tjera të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian. Përkundrejt këtyre përpjekjeve zoti Rama ka ndërmarrë një aksion politik të pa precedentë kundër liberalizimit të vizave, kundër kësaj aspirate madhore të qytetarëve shqiptar. Trashëgimtarët e Partisë së Punës dhe të izolimit më të egër kanë ndërmarrë një fushatë shpifjes kundër sigurisë së dokumenteve dhe kartave të identitetit me qëllim bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave. Deklarata për falsifikimin e dokumenteve të identitetit është vetëm akti i fundit në një përpjekje 6 mujore të bojkotit dhe të protestave për të penguar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.”/tvklan.al