Gjykata e Gjirokastrës la në burg pa afat Thoma Mastorën, i arrestuar më dyshimet se është autor i vrasjes së çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia, në Dropull, në 2 maj.
Ashtu si para hetuesve, edhe në gjykatë 69-vjeçari ka mohuar akuzat, teksa avokati i tij Jorgo Kasapi tha për mediat se nuk kishte provë konkrete për implikimin e tij. Por pavarësisht qëndrimit mohues që ka mbajtur 69-vjeçari, grupi hetimor thotë se ka provuar lidhjen e tij me krimin.
Thoma Mastora u arrestua pasi hetuesit kanë mundur të sekuestrojnë prova të rëndësishme në vendin e ngjarjes, teksa zyrtarisht policia tha se ai ka pasur më herët edhe probleme të shëndetit mendor. 69-vjeçari, i cili në të shkuarën ka qenë i dënuar për vjedhje, rezulton të jetë fqinj me viktimat dhe përpara se të kryente ngjarjen ka dyshime se ka konsumuar kafe ma ta.
Tv Klan