Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve, duke prezantuar objektivat kryesore të buxhetit të vitit 2025.

Spiropali thotë se buxheti i vitit të ardhshëm tregon rritjen ekonomike të vendit që sipas saj do të përkthehet në kushte më të mira jetese për qytetarët. Opozita po akuzon mazhorancën për mungesë transparencë mbi buxhetin dhe shpenzimet, Spiropali shprehet se debatet parlamentare i shërbejnë përmirësimit të projektbuxhetit.

Kryeparlamentarja thekson se për vitin e ardhshëm, buxheti i shtetit do të mbështetet edhe nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, si një instrument i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik për vendin tonë.

Klan News