Garë me kohën për Hakan Çalhanoglu. Mesfushori i Interit po tenton rikuperimin nga dëmtimi, teksa rrezikon të mungojë edhe në një duel tepër vendimtar si derbi me Milanin.

Dëmtim që ndërlikon jo pak planet e trajnerit Simone Inzaghi, pasi turku luan rol të rëndësishëm në skemat e italianit. Për këtë arsyeje, stafi mjekësor i zikaltërve kërkon të shmang kohën e rikuperimit të mesfushorit.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari është i sigurt që do mungojë ndaj Monakos, ndërsa mbetet në dyshim për sfidën kundër Milanit në fundjavë.

Edhe në rast rikuperimi gjasat janë që Çalhanoglu të mos rrëzikohet, me Kristjan Asllanin dhe Zielinski në balotazh për tu graduar titullar. Në këtë mënyrë, Asllani do të gjej hapësira në mesin  e fushës, duke kërkuar besimin pas kritikave të shumta.

Shqiptari ka luajtur në 20 ndeshje deri më tani, ku ka shënuar 1 herë në Kupën e Italisë dhe 2 asist në kampionat. Në total ai është aktivizuar 800 minuta, teksa në këtë merkato dimri, Asllani ka qenë një ndër emrat më të përmendur për t’u larguar nga zikaltrit.

Interesim për të ka pasur nga Bolonja, por në ekip duan që ende t’i besojnë mesfushorit 22-vjeçar.

Klan News