Mbrojtësi portugez Joao Cancelo është bërë pjesë e klubit saudit të Al-Hilal. Futbollisti vendosi që të largohet nga Mançester Siti ku u ble në vitin 2019 nga Juventusi. Me Citysens ai fitoi tre tituj radhazi të Premier Ligës nga vitet 2021 deri në 2023, ndërkohë që edhe në Serie A festoi Scudeto-n në sezonin 2018-19.
Ai e kaloi vitin futbollistik të shkuar në huazim te Barcelona në La Liga, ndërsa më parë luajti për gjysmësezoni edhe te Bajern Mynihu. Edhe pse qendërmbrojtësi i kishte dhënë prioritet një tjetër viti me blaugranat, gjendja e vështirë financiare e katalanasve ka bërë që ata të tërhiqeshin nga një tjetër akord.
Kërkesat financiare të Cancelo konsiderohen të larta nga drejtuesit, për më tepër që portugezi është edhe një tip i vështirë për t’u menaxhuar në dhomat e zhveshjes. City dhe Al-Hilal kanë arritur një marrëveshje për shumën e 25 mln eurove, ndërsa lojtari do të përfitojë 18 mln euro në një sezon.
Cancelo, 30 vjeç, bëri debutimin e tij me Portugalinë në një fitore miqësore 5-0 ndaj Gjibraltarit në gusht të viti 2016. Ai ka luajtur për luzitanët në 50 ndeshje.
Klan News