Joao Cancelo do të jetë lojtari i radhës do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Klubi i Al Hilal, ka arritur marrëveshjen me Manchester City-n, për transferimin e mbrojtësit të djathtë.
Ky operacion do i kushtojë arabëve plot 110 milionë euro, të ndara në 40 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit dhe një kontratë 3-vjeçare, nga e cila mbrojtësi do të përfitojë 70 milionë euro.
Gazeta portugeze “A Bola”, raporton se klubet kanë arritur akordin dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Cancelo do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite në orët e ardhshme, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën, për të bërë edhe prezantimin.
Në sezonin e fundit, Cancelo luajti në huazim te Barcelona, me katalanasit që provuan të blejnë kartonin e portugezit, por ishin larg kërkesave të City-t, të cilat u plotësuan nga Al Hilal. /tvklan.al