Një person u zgjua dhe gjeti në oborrin e shtëpisë së tij një mysafir të papritur, një krokodil rreth 4 metra të gjatë. Ngjarja ndodhi në një fshat në Indi.

Dasharath Madkami tha se e gjeti kafshën kur dëgjoi disa tinguj të çuditshëm, që e zgjuan nga gjumi në 03:00 të mëngjesit sipas orës vendase.

Ai lajmëroi fshatarët e tjerë të cilët arritën të lidhnin krokodilin në një pemë. Fillimisht, fshatarët të përfshirë në panik donin ta vrisnin krokodilin por u ndaluan nga udhëheqësi i fshatit.

Më pas autoritetet për kafshët e egra morën kafshën dhe e lëshuan në një zonë tjetër të mbrojtur rreth 60 kilometra larg fshatit.

/tvklan.al