Vllaznia shpreson rikthimin tek fitorja

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë sjellin këtë të mërkurë përballjen Flamurtari – Vllaznia. Për të dyja është i rëndësishëm, kalimi i turit. Për vlonjatët që luajnë në nivelin e tretë të futbollit në Shqipëri,  kjo është çështje prestigji. Do të shkojnë në këtë sfidë pa presion, dhe pranojnë se do të pretendojnë fitoren.

“Na kishin munguar sfida të tilla me skuadrat e mëdha. Do të shkojmë pa presion se nuk e kemi objektiv fitimin e kupës por pse të mos shkojmë sa më larg. Nuk do jemi inferiorë”, tha Resuli.

Në shkodër nuk kanë asgjë të sigurtë për titullin kampion, apo për një pjesëmarrje të mundshme në kupat e europës. Madje ndeshjen e kupës e shohin si një mundësi për të shijuar fitoret edhe në kampionat.

“Kështu duket në letër, por nuk ka ndonjë ndeshje të lehtë. Do e vlerësojmë dhe duam fitoren për të kaluar në turin tjetër. Ndoshta është momenti të rikthehemi tek fitoret dhe të vazhdojmë po ashtu në kampionat”, tha Esin Hakaj.

Ndeshja tjetër e së mërkurës e vlefshme për çerekfinalet e kupës është Egnatia – Laçi.

Tv Klan