Kupa e Shqipërisë, luajti këtë të mërkurë, tetë ndeshje të vlefshme për fazën e 1/16-ve, ku u shënuan plot 28 gola.
Spikat fitorja minimale e Besës ndaj Flamurtarit. Sukses i rëndësishëm për kavajasit, që kalojnë në fazën tjetër, duke eliminuar një nga rivalët në Kategorinë e Parë.
Kukësi triumfoi me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Pogradecit, ndërsa me të njëjtat shifra fitoi edhe Erzeni ndaj Valbonës.
Katër ndeshje u mbyllën me rezultatin 3-1, ku Elbasani fitoi ndaj Ilirisë, Apolonia ndaj Burrelit, Bylis ndaj Luzit dhe Vora ndaj Orikut.
Në takimin tjetër, Kastrioti triumfoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Korabit. /tvklan.al