Prokuroria paraqet si provë materiale përgjimin e një personi, i cili sipas sajë është antarë i organizatës së trafikut ndërkombëtarë të heroinës. Në seancën që drejtohet nga gjyqtari Gjin Gjoni, prokurorët dorzuan si provë këtë material i cili u kundërshtua nga të pandehurit Arben Grori dhe Agron Tresa, si dhe nga avokatët e tyre mbrojtës.

Avokatët pretendojnë se këto përgjime janë marrë në mënyre të paligjshme, ndërësa akuza argumentojë se këto dokumenta janë marrë në mënyrë ligjore, nga drejtësia Italiane, në zbatim të konventës Europiane për ndihmë të ndërsjelltë juridike.

Materiali i paraqitur si provë gjatë kësaj seance ka të bëjë me përgjimin e një bisede mes të pandehurit dhe një shtetasi italian i njohur me nofkën Rimo. Vendimin për përgjimin e kësaj bisede e ka lëshuar Gjykata e Shkallës së Parë të Milanos, një pjesë e mirë e provave të prokurorisë ka ardhur nga Italia dhe pjesa më e madhe e tyre janë përgjime, ku akuza pretendon se ka biseda për çështje të trafikimit të heroinës.

Krahas këtij proçesi në Gjyaktën e Tiranës pritet që javën e ardhshme Gjykata e Lartë të shprehet për një vendim të Gjykatës Italiane për dënimin me burgim të përjetshëm të të pandehurit Arben Grori për një tjetër akuzë, atë të vrasjes së një Shqiptari,Naim Zyberi, në një spital të Milanos../tvklan.al