A do të hyjë lugina e Preshevës në një rrugë të tillë njëkahëshe apo do të arrijë të marrë atë çka do pa rrezikuar stabilitetin e rajonit?
Këtë përgjigje e japin qartë liderët politikë shqiptarë në Bujanoc e Preshevë, të pakënaqur me pozitën e tyre të tashme.
Ankohen për shumëçka dhe thonë se durimit i ka ardhur fundi dhe kërkojnë nga të tjerët në mospërkrahje financiare, atëherë të paktën morale.
Prijës politik shqiptarë thanë sot për Klan Kosova se deklarata e tyre e fundit politike flet qartë se çfarë duan shqiptarët e luginës së Preshevës.
Shaip Kamberi: “Rregullimi i tashëm i brendshëm i Serbisë po dëshmon gjithnjë e më tepër se nuk jep garanci, nuk jep garanci dhe nuk jep mundësi që pakicat t’i realizojnë të drejtat e veta kolektive në bazë të ndarjes territoriale, të cilën sot e ka Serbia.”
Shqiptarët e atjeshëm paralajmërojnë të tjerët se ata janë faktorë dhe si të tillë edhe duhet të sillen shqiptarët.
Ata kujtojnë se marrëveshja e Konçulit nuk po zbatohet nga Serbia, ndërsa shumë lehtë mund të riaktivizojnë çështjen e bashkimit të luginës së Preshevës me Kosovën edhe pse është parimi i grupit të kontaktit.
Për këtë arsye edhe kërkojnë mbikëqyrjen ndërkombëtare të bisedave me Beogradin sepse marrëveshja po cenohet.
“Faza e parë ka qenë avancimi i shqiptarëve në një autonomi politiko-territorial.”
Të njëjtët thonë se nuk kërkojnë më shumë të drejta sesa çe kanë serbët në Kosovë e përveç këtij parimi organizimi i serbëve në Kosovë thonë ta kenë si model për hapat e mëtejmë të tyre.
“Vazhdimisht Beogradi zyrtar kërkon një avancim maksimal edhe ma tepër se ç’i takon me çdo normë ndërkombëtare, atëherë pse na mos t’i gëzojmë ato të drejta që na takojnë.”
Ndërsa cilin është afati që japin Beogradi zyrtar për të zgjidhur kontestin në luginën e Preshevës.
Shaip Kamberi: “Ne presim që Shtatori të jetë më intensiv. Do të kemi angazhim më të madh të ambasadës së Shteteve të Bashkuara…”.
Gazetari: Ju kanë dhënë premtim për këtë?
Shaip Kamberi: “Na kanë dhënë premtime Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia”.
Riaktualizimi i bashkimit të luginës së Preshevës me Kosovën ndërkaq vjen edhe pas një deklarate të kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, se pa shkëmbimin e territoreve, ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk mund të ketë paqe në Ballkan.
Liderët e atjeshëm thonë të ketë qenë koincidencë ndërlidhja e këtyre ngjarjeve, por se megjithatë kanë përkrahjen e faktorit ndërkombëtar për hapat e tyre të mëtejmë çfarëdo qofshin ato./tvklan.al