Katastrofa mjedisore që po shkaktojnë fabrikat e 2 kompanive turke në Shqipëri

“Stop” është ndalur në Fushë-Arrëz, pranë Lumit Fan i Madh. Fabrika e pasurimit të bakrit ka derdhur mbetjet që përpunon nga minerali në lumë.

Katastrofa mjedisore është e dukshme për disa kilometra përgjatë lumit.

Gjurmët e krimit janë të dukshme, mjafton që ju të shikoni ngjyrën e gurëve të lumit. Ajo tregon më shumë se sa ne mund të komentojmë këtë katastrofë mjedisore. Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë-Arrëz po degradon dita-ditës lumin Fan i Madh. Mjafton të shihet gjithë rrjedha dhe do të dalloni që gurët e lumit kanë marrë ngjyrën e verdhë ndërsa në rrjedhën sipër fabrikës, ku nuk ka depozitime mbetjesh, shtrati i lumit, gurët e lumit janë normalë.”

Punonjësit e fabrikës së pasurimit të bakrit, na tregojnë detaje, sesi të gjitha mbetjet janë hedhur në lumë, për shkak të një defekti.

Punonjës i fabrikës së bakrit-Si je?

Gazetari-Si je? Genci! Përshëndetje!

Punonjës i fabrikës së bakrit-Nikolla!

Gazetari-Televizioni Klan! Emisioni Stop!

Punonjës i fabrikës së bakrit-E para bëtë gabim, që hytë pa lajmëru, se është zonë punimi dhe zonë e rrezikshme.

Gazetari-S’na tha njeri!

Punonjës i fabrikës së bakrit- Roja ja…,nuk i lajmërove k’ta? Nuk i lajmërove, që s’lejohet me hy?

Roja-Jo!

Gazetari-Ç’a ka ndodhur realisht këtu?

Punonjës i fabrikës së bakrit-K’tu kemi pas një difekt.

Gazetari-Te pompa?

Punonjës i fabrikës së bakrit-Po! Kemi pas një difekt, kemi bo një ndërhyrje poshtë, derisa kemi marrë dhe nje eskavator atje, që të pengojmë ndotjen e ambientit.

Gazetari-Ato të lumit na sollën ca video në redaksi, që ishte bërë lumi.

Punonjës i fabrikës së bakrit-Po tani ajo e lumit është bërë, ngaqë ndodh. 

Punonjësi 2 i fabrikës së bakrit – Ti je gazetar. A e shef? Ti thuj shyqyr, që kan shpëtu rob.

Gazetari- Po, po!

Punonjës i fabrikës së bakrit-Aksidenti në punë ndodh.

Gazetari-Jo, jo! Po s’erdhëm ne k’tu, që të shikojmë dhe anën tjetër të medaljes.

Punonjës i fabrikës së bakrit– Njerëzit raportojnë ato, që ju do qejfi. Kanë edhe inate. E kupton? Problemi është kshu, si difekt në punë, ndodh, nuk është bë me dashje. Ja kemi ndu kovat, po i kthejmë mbrapsht vetëm, që mos të ndotim ambientin.

Gazetari-Po më përpara, kur s’ka qënë ky difekt, si ka funksionuar?

Punonjës i fabrikës së bakrit-Ka qenë pastër. Asnjëherë s’kemi pas ankesa për këtë pjesë ne. Do të thotë, ujët merret analizat çdo ditë.

Gazetari-Është thënë gjithë kohës kshu janë hedh, kshu janë bë k’to.

Punonjës i fabrikës së bakrit-Ato kanë shkrujt një herë në javë. Po të ishte hedh një herë në javë, nuk kishte prit puna sot, firma ka 10 vite, që puno k’tu.

Gazetari-Të gjithë jemi nevojtarë, kemi nevojë për punë, po kjo e mjedisit është një gjë, që na prek të gjithëve. E kupton?

Punonjës i fabrikës së bakrit-Kanë qenë të gjithë inspektimet, për arsye se tash ka ndodh kjo. Ne po bëjmë maksimumin, që mos të ndodhi më, pavarësisht se tani ai lumi merr kohën e vet me u pastru, nuk po bie më në ndotje.

Gazetari-Kam vajt der andej që pamë ne dhe ishte…

Punonjës i fabrikës së bakrit-Sidoqoftë kjo lloj materiali, nuk është se është lumi i turbullt ka ngel thjesht pjesa poshtë, po të bjeri shi.

Gazetari- Është e dëmshme. Ajo dëmton gjithë faunën dhe florën. Ka troftë, që mbahet për troftë Fan dhe…

Punonjës i fabrikës së bakrit-Ore ne ju japim të drejtë të gjithëve, se ka ndodh, vdesin njerëz e s’kemi c’a ju bëjmë, jo difektet në punë.

Gazetari-Ideja është të punohet.., të punohet tamam, o vlla!

Punonjës i fabrikës së bakrit- Shyqyr, që jena pa aksidente në njerëz. Aksidentet në punë janë gjëra, që rregullohen. 

Gazetari-K’tu ka shpërthy ndonjë pompë, a ç’a?

Punonjës i fabrikës së bakrit-Janë turbinat këtu, gjithë turbinat e kanalizimit, që ju japim ujin e pastër, që mos lejojmë ujin e pisët me ra në lumë.

Gazetari-Deri poshtë nja 10 km, se s’e dinim zonën, i zi lumi, se ka marrë të gjithë atë, që ka dalë këtu.

Punonjës i fabrikës së bakrit-Ajo merr gjithë, ja po të hedh unë një kamion në lumë edhe shihe ti, shkon e del në Rrëshen uj të zi, një kamion, tek kamion, sepse është lloji, që ik.

Gazetari-Po ajo e verdha? Pse ngel ajo e verdha te gurat?

Punonjës i fabrikës së bakrit-E verdhë ngel ajo, se shif gurët, ngelin të verdhë dhe pak nga uji.

Gazetari-C’a është ajo e verdha atje?

Punonjës i fabrikës së bakrit-Është acid ajo, mor burrë, po jo gjithë lumi, është gjithë zona k’tej. Kjo është firmë Berabi.

Gazetari-Është turk?

Punonjës i fabrikës së bakrit-Turk, turk.

E njëjta situatë shfaqet edhe në një fabrikë tëpasurimit të bakrit në Spaç, “Tete Albania”, që mbetjet e lëngëta dhe të ngurta të mineralit, i hedh në degëzimet e lumit Fan i Vogël.

Bilal Koçi, gjeolog, shpjegon mënyrën e përpunimit të bakrit me solucione dhe reagentë, që derdhen në mjedis dhe jo në rampat e posaçme.

Ky mineral futet në përpunim. Nga ky proces, përveç elementëve të mirë që përdoren për nxjerrjen e mineralit, ka edhe elementë të tjerë, solucione që shkaktojnë ndotje të mjedisit, kryesisht ujërave rrjedhëse sipërfaqësore dhe nëntokësore. Prandaj izolimi në rampat është tepër i domosdoshëm në këtë stad përpunimi./tvklan.al