76-vjeçarja, mbyll shfaqjen e Balmain me një jumpsuit spektakolar

Java e Modës në Paris është një destinacion i preferuar për shumë personazhe të famshëm, por kur Cher bën paraqitjen e saj, ajo vjedh shfaqjen me stilin mbresëlënës, në moshën 76-vjeçare.

Këtë herë, këngëtarja  e mbylli spektaklin e Balmain me një jumpsuit të plotë, futuristik, duke ecur në pistë përkrah stilistit Olivier Rousteing.

Pamja e këngëtares të kujtonte një heroinë fantastiko-shkencore, pasi ajo kishte veshur një komplet me supe të theksuara, dekolte sensuale dhe platforma marramendëse, duke dëshmuar se nuk ka kufi moshe.

Klan News